Posts

Showing posts from April, 2021
Image
  Shumë individë kalojnë periudha të ndryshme kohore kur ndihen   të trishtuar ose sikur nuk janë vetvetja si zakonisht. Ndonjëherë këto ndryshime të humorit fillojnë dhe mbarojnë kur ndryshojnë stinët. Individët mund të fillojnë të ndihen shumë keq, të trishtuar, qajnë vazhdimisht nen zë. Më të theksuara janë kur ditët bëhen më të shkurtra në vjeshtë dhe dimër. Në disa raste, këto ndryshime të humorit janë më serioze dhe mund të ndikojnë në mënyrën se si një person ndihet, mendon dhe trajton aktivitetet e përditshme. Nëse keni vërejtur ndryshime të rëndësishme në disponimin dhe sjelljen tuaj sa herë që ndryshojnë stinët, mund të vuani nga çrregullimi afektiv sezonal (SAD), një lloj depresioni. Disa njerëz mund të përjetojnë episode depresive gjatë muajve të pranverës dhe verës kjo quhet SAD e modelit të verës ose depresioni i verës dhe është më pak e zakonshme. Në shumicën e rasteve, simptomat e SAD fillojnë në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit dhe zhduken gjatë pranverës d
Image
  Çrregullimi Bipolar ose i njohur ndryshe si depresioni maniakal është një çrregullim që shkakton ndryshime të pazakonta të humorit , energjisë,niveleve të aktivitetit, përqëndrimit dhe aftësisë për të kryer detyra të përditshme. Njerëzit që kanë çrregullime bipolare mund të kenë periudha në të cilat ndihen tepër të lumtur dhe me energji dhe periudha të tjera të ndjehen shumë të trishtuar, të pashpresë dhe të ngadaltë. Në mes të atyre periudhave, ata zakonisht ndihen normal. Në çrregullimin bipolar, episodet dramatike të humorit të lartë dhe të ulët nuk ndjekin një model të caktuar. Dikush mund të ndiejë të njëjtën gjendje humori (depresion ose maniak) disa herë para se të kalojë në gjendjen e kundërt. Këto episode mund të ndodhin për një periudhë javësh, muajsh, dhe ndonjëherë edhe me vite. Ndryshon nga personi në person dhe gjithashtu mund të ndryshojë me kalimin e kohës, duke u bërë pak a shumë i rëndë.   Ekzistojnë tre lloje të çrregullimit bipolar. Të tre llojet përfshi
Image
  Çregullimet Depresive Çrregullimet depresive karakterizohen nga një gjëndje mjaft e rëndë e individit duke përfshirë; Trishtim të vazhdueshëm i cili ndërhyn në funksionin trupor duke ulur interesin dhe kënaqësitë për të ndërvepruar. Shkencërisht nuk njihet një shkak i  saktë por që përfshin trashëgiminë gjenetike, faktorët psikosocialë , ndryshimet në nivelet e neurotransmetuesve ose për shkak të nje problemi me sistemin endokrin etj. Depresioni sjell një sërë mosfunksionimesh kognitive dhe psiko-motorre p.sh përqëndrim i dobët ,lodhje e vazhdueshme ,humbje e dëshirës seksuale, shqetësime të gjumit , një gjëndje shpirtërore të depresionuar etj. Shpesh herë në një gjëndje depresive individët kanë mendime ngacmuese të zymta si vetëvrasja.  Individët me të gjitha format e depresionit abuzojnë me alkoolin dhe substanca të tjera narkotike. Ajo çfarë mbetet më shqetësuese është fakti që individët priren të vetë-mjekohen duke marrë medikamente të ndryshme.   Depresioni mund të zvogëlojë për
Image
  Çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar ( GAD) Shqetësimet e shumta të ngjarjeve ditore por jo vetëm ,ndikon ndjeshëm në mirëqënien tonë emocionale dhe shëndetin mendor . Pavarësisht se ngjarjet stresante dhe shqetësimet e ndryshme janë të zakonshme dhe gjithëpërfshirëse në jetën e përditëshme , ato kanë tendencën të dëmtojnë. GAD-çrregullimi i anthit të përgjithësuar përfshin një sërë shqetësimesh të cilat janë shumë të tepruara aq sa jo vetëm që ndërhyjnë në jetën e përditëshme por dëmtojnë funksionimin e një individi. Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar është lodhës mendërisht dhe fizikisht. Ndërhyn në gjumë ,lodh trupin tuaj , si dhe jep disa shqetësime fizike.   Jo të gjithë me çrregullime të ankthit të përgjithësuar kanë të njëjtat simptoma, por shumica e njerëzve përjetojnë një kombinim të simptomave emocionale, të sjelljes dhe fizike që shpesh luhaten, duke u përkeqësuar në kohë stresi. Simptomat emocionale të GAD përfshijnë: Shqetësime të vazhdueshme që kalojnë
Image
  Ataku i Panikut dhe Rëndësia e Trajtimit! Ataket e panikut janë një lloj reagimi ndaj frikës. Ato janë një ekzagjerim i përgjigjes normale të trupit   ndaj rrezikut, stresit,gjatë momentin kur ndjeheni ankthioz. Ataket e panikut nuk janë të njëjta për të gjithë individët. Ato ndodhin në kohë të ndryshme dhe në situata të ndryshme. Disa njerëz kanë atake paniku në një periudhë të shkurtër kohore (e cila nuk është se mbyllet aty, pasi mund të aktivizojë një sër shqetësimesh të tjerë) ,disa të tjerë e përjetojnë vazhdimisht . Ataket e panikut në shumicën e rasteve (kjo në bazë të studimeve shkencore) zgjasin nga 5 deri në 20 minuta. Momenti kur individi mun ta ndjejë veten më keq është zakonisht në 10 minutat e para. Përsa i përket atakut të panikut në kohë të gjërë është shumë e rëndësishme të dihet se mund të aktivizojë një sërë simptomash të tjera ankthioze ( Ankthi si Patologji).   Ataket e   e panikut zakonisht fillojnë papritmas, pa paralajmërim. Ata mund të godasin në ç
Image
  Ankthi është ajo cfarë ndiejmë kur jemi të shqetësuar, të tensionuar ose të frikësuar - veçanërisht për gjërat që do të ndodhin ose që mendojmë se mund të ndodhin në të ardhmen. Ankthi është një përgjigje e natyrshme njerëzore kur ndiejmë se jemi nën kërcënim. Mund të përjetohet përmes mendimeve, ndjenjave dhe ndjesive tona fizike. Kur është ankthi një problem i shëndetit mendor? Ankthi mund të bëhet një problem i shëndetit mendor nëse ndikon në aftësinë tuaj për të jetuar jetën aq plotësisht sa dëshironi. Për shembull, mund të jetë problem nëse: -Ndjenjat tuaja të ankthit janë shumë të forta ose zgjasin për një kohë të gjatë -Frika ose shqetësimet tuaja nuk janë në proporcion me situatën -Ju shmangni situatat që mund t'ju bëjnë të ndiheni të shqetësuar -Shqetësimet tuaja ndihen shumë shqetësuese ose janë të vështira për tu kontrolluar -Rregullisht përjetoni simptoma ankthi, të cilat mund të përfshijnë sulme paniku -E keni të vështirë të vazhdoni jetën tuaj të përditshme ose të b