Ataku i Panikut dhe Rëndësia e Trajtimit!

Ataket e panikut janë një lloj reagimi ndaj frikës. Ato janë një ekzagjerim i përgjigjes normale të trupit  ndaj rrezikut, stresit,gjatë momentin kur ndjeheni ankthioz.

Ataket e panikut nuk janë të njëjta për të gjithë individët. Ato ndodhin në kohë të ndryshme dhe në situata të ndryshme. Disa njerëz kanë atake paniku në një periudhë të shkurtër kohore (e cila nuk është se mbyllet aty, pasi mund të aktivizojë një sër shqetësimesh të tjerë) ,disa të tjerë e përjetojnë vazhdimisht .

Ataket e panikut në shumicën e rasteve (kjo në bazë të studimeve shkencore) zgjasin nga 5 deri në 20 minuta. Momenti kur individi mun ta ndjejë veten më keq është zakonisht në 10 minutat e para. Përsa i përket atakut të panikut në kohë të gjërë është shumë e rëndësishme të dihet se mund të aktivizojë një sërë simptomash të tjera ankthioze ( Ankthi si Patologji).

 

Ataket e  e panikut zakonisht fillojnë papritmas, pa paralajmërim. Ata mund të godasin në çdo kohë - kur jeni duke drejtuar një makinë, në qendër tregtare, mund të jenë gjatë kohës që jeni në gjumë , gjatë kohës në shkollë, në punë, kur jeni në një grup me individë të panjohur etj.

Duhet të theksojmë se:

Shumë individë mund të  kenë vetëm një ose dy atake paniku në jetën e tyre dhe problemi duket se u  zhduk, mbase kur një situatë stresuese mbaron. Por nëse keni pasur atake  paniku të përsëritura, të papritura dhe keni kaluar periudha të gjata në frikë të vazhdueshme nga një sulm tjetër, mund të keni një gjendje të quajtur çrregullim paniku.

Gjatë një atak paniku, simptomat fizike mund të ndërtohen shumë shpejt. Këto mund të përfshijnë:

1.Shtim të rrahjeve të zemrës

2.Marramendje, të vjella

3.Ndjesi nxestësie ose shumë e ftohtë

4.Djerësitje të trupit ,fytyrës (skuqje e fortë në të sumtën e rasteve)

5.Shtrëngim në kraharor ,mungesë frymëmarrje

6.Ndjesia se po mbyteni ( në raste të veçanta problematike gjatë ngrënies së ushqimit)

7.Ndjesia se këmbët nuk po ju mbajnë

8.Shkëputje e mendjes nga realiteti, shkëputje e mendjes nga trupi , ndjesia se po “çmendeni”

9.Mpirje të duarve ,ndjesia e shpimit si gjilpërë

Etj.

Gjatë momentin që ndjehen këto simptoma, Individi fillon të zhvillojë një ndjesi të madhe frike si:

1.Po humbas kontrollin…Nuk mundem

2.Stimulohet gjëndja e të fiktit

3.Mos ndoshta po pësoj një sulm në zemër?!...

4. …Jam duke vdekur !!!

 

Faktoret e rrezikut

Simptomat e çrregullimit të panikut shpesh fillojnë në adoleshencën e vonë ose në moshën e rritur të hershme dhe prekin më shumë gra sesa burra.

 

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sulmeve panik ose çrregullimeve të panikut përfshijnë:

 

Histori familjare e sulmeve panik ose çrregullimeve të panikut

Stresi i madh jetësor, siç është vdekja ose sëmundja e rëndë e një personi të dashur

Ndryshime të mëdha në jetën tuaj, të tilla si një divorc ose shtimi i një fëmije

Historia e abuzimit fizik ose seksual të fëmijërisë.

Etj.

 

Komplikacionet:

Në raste kur ataku i panikut mbetet i patrajtuar. Ky çrregullim mund të prekë pothuasje çdo fushë të jetës . Mund  të jetohet në një gjendje të madhe frike aq shumë sa ataket e panikut janë të vazhdueshme dhe akoma më shqetësuese duke prishur cilësinë e shëndetit.


KËRKO NDIHMË..

Msc.Vasmir Bogdani

Comments

Popular posts from this blog