Çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar ( GAD)

Shqetësimet e shumta të ngjarjeve ditore por jo vetëm ,ndikon ndjeshëm në mirëqënien tonë emocionale dhe shëndetin mendor .

Pavarësisht se ngjarjet stresante dhe shqetësimet e ndryshme janë të zakonshme dhe gjithëpërfshirëse në jetën e përditëshme , ato kanë tendencën të dëmtojnë. GAD-çrregullimi i anthit të përgjithësuar përfshin një sërë shqetësimesh të cilat janë shumë të tepruara aq sa jo vetëm që ndërhyjnë në jetën e përditëshme por dëmtojnë funksionimin e një individi. Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar është lodhës mendërisht dhe fizikisht. Ndërhyn në gjumë ,lodh trupin tuaj , si dhe jep disa shqetësime fizike.

 

Jo të gjithë me çrregullime të ankthit të përgjithësuar kanë të njëjtat simptoma, por shumica e njerëzve përjetojnë një kombinim të simptomave emocionale, të sjelljes dhe fizike që shpesh luhaten, duke u përkeqësuar në kohë stresi.

Simptomat emocionale të GAD përfshijnë:

Shqetësime të vazhdueshme që kalojnë nëpër kokën tuaj.

Ndiheni sikur ankthi juaj është i pakontollueshëm; nuk mund të bëni asgjë për të ndaluar shqetësimin.

Mendime ndërhyrëse për gjërat që ju shqetësojnë;  përpiqeni të shmangni mendimin për to, por nuk mundeni

Një paaftësi për të toleruar pasigurinë; duhet të dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen

Një ndjenjë e përhapur e frikës.

 

Simptomat e sjelljes së GAD përfshijnë:

 

Paaftësia për t'u çlodhur, për të shijuar kohë të qetë.

Vështirësia për tu përqëndruar.

Shtyrja e gjërave sepse ndiheni të mbingarkuar.

Shmangia e situatave që ju shqetësojnë.

Distancimi nga të tjerët.

Shfaqja e sjelljeve agresive ndaj vetes dhe të tjerëve.

 

Simptomat fizike të GAD përfshijnë:

Ndjenja e tensionit; që ka ngushtësi muskulore ose dhembje të trupit.

Keni probleme në gjumë ( nuk ju zë gjumi) ose duke qëndruar në gjumë sepse mendja juaj nuk lejon përqëndrimin.

Ndiheni i mërzitur, i shqetësuar ose i lëkundur.

Probleme në stomak, të përziera, diarre.

 

Është shumë e rëndësishme trajtimi i këtij çrregullimi pasi këto simptoma në të shumtën e rasteve agravohen duke “ngjallur” një sërë problemesh të tjera.

Trajtimi është i rekomandueshëm nga dhe ofrohet nga specialist të shëndetit mendor.

Për arsye se individët priren të “vetëkurohen” ,në këtë artikull nuk jepen shembuj trajtimi por rekomandohet konsultimi me një profesionist.

 

Mos harrojmë se mirëqënia jonë varet nga shëndeti mendor…

 

Kërko Ndihmë!

Msc: Vasmir Bogdani

BWRT Therapist

Comments

Popular posts from this blog