Posts

Showing posts from May, 2022

Punonjësi Social Klinik

  PUNONJËSI SOCIAL KLINIK Punonjësi social klinik njihet si një partner i pavarur dhe i barabartë së bashku me ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit mendor. Të gjitha shtetet kanë vendosur udhëzime licencimi për praktikën e punës sociale dhe krijimi i një organizate të fortë kombëtare ka ndihmuar për t'i dhënë punës sociale një identitet (në Shqipëri , Urdhëri i Punonjësve Socialë) . Para se të shkojmë drejt Punës Sociale Klinike , le të paraqesim një histori të shkurter të këtij profesioni. Puna sociale i ka rrënjët e saj të hershme në ndërhyrjen praktike/profesionale në nivel komunitar e cila u quajt makropraktikë ku historikisht, puna sociale është rritur nga një thirrje pothuajse "religjoze/komunitare" në një profesion kyç të shëndetit mendor.  Lëvizja e hershme e individëve, shtëpive të vendbanimeve kishte të bënte pikërisht me këtë nivel makro praktike dhe puna sociale  u krijua për të ofruar shërbime sociale, arsim, shëndetësi dhe për të lehtësua