
Shumë individë kalojnë periudha të ndryshme kohore kur ndihen të trishtuar ose sikur nuk janë vetvetja si zakonisht. Ndonjëherë këto ndryshime të humorit fillojnë dhe mbarojnë kur ndryshojnë stinët. Individët mund të fillojnë të ndihen shumë keq, të trishtuar, qajnë vazhdimisht nen zë. Më të theksuara janë kur ditët bëhen më të shkurtra në vjeshtë dhe dimër. Në disa raste, këto ndryshime të humorit janë më serioze dhe mund të ndikojnë në mënyrën se si një person ndihet, mendon dhe trajton aktivitetet e përditshme. Nëse keni vërejtur ndryshime të rëndësishme në disponimin dhe sjelljen tuaj sa herë që ndryshojnë stinët, mund të vuani nga çrregullimi afektiv sezonal (SAD), një lloj depresioni. Disa njerëz mund të përjetojnë episode depresive gjatë muajve të pranverës dhe verës kjo quhet SAD e modelit të verës ose depresioni i verës dhe është më pak e zakonshme. Në shumicën e rasteve, simptomat e SAD fillojnë në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit dhe zhduken gjatë pr...