EMETOFOBIA


Shumica e individëve nuk i pëlqejnë të vjellat dhe kjo është normale por kur këto të vjella mbizotërojnë mendimet e tyre duke tejkaluar limitin e të mënduarit themi se kemi të bëjmë me një situatë e cila duhet eksploruar. Këtë gjëndje ne e quajmë Emetofobi.

Emetofobia është një fobi shumë specifike e cila përfshin një frikë irracionale dhe shumë ekstreme ndaj të vjellave si shikimi i të vjellave , shikimi i  individëve të tjerë të cilët janë duke vjellur ose kanë vetëm ndjesi nauzeje si edhe ndaj personave të cilët janë të sëmurë dhe mendja e individëve të cilët vuajnë nga kjo fobi specifike është gjatë gjithë kohës në alarm kur ndodhet përballë situatave të tilla.

Ajo çfarë e bën më shqetësuese këtë fobi është për vetë faktin se është shumë privuese dhe individët  priren të përjetojnë ankth në përditshmëri.

Nga ana tjetër këta individë e gjejnë veten shumë të angazhuar vetëm duke u shqetësuar për të vjellat dhe kjo sigurisht është kohë e humbur shqetësuese.

Vetëm mendimi se dikush mund të vjellë nga momenti në moment është tepër i dhimbshëm për këta të fundit.

 

Përsa i përket jetës dhe përditshmërisë ky shqetësim është vërtetë shumë ndikues. Unë fillimisht do mundohem të jap disa shembuj shumë të thjeshtë duke shkuar më pas deri në ato më specifiket.

Është privues për vetë faktin që të bën të eleminosh vendet me shumë njerëz, të shmangësh udhëtimet ose të jesh shumë “nazeli” ndaj ushqimeve.

Kërkon një planifikim të detajuar për mënyrën se si duhet organizuar  jeta për vetë faktin se duhet t’i shmangemi të vjellave ose më saktë frikës irracionale se “mund të vjellim dhe ato thjesht nuk mund të ndalojnë”

Ajo çfarë mund ta përkeqësojë situatën është se , nëse individi  mendon se do të sëmuret , ose do ta kaplojnë të vjellat  shkakton shqetësime fizike në stomak duke e stimuluar këtë të fundit për të kryer procesin e të vjellave .

Në momentin kur ndjehen simptomat e para këtu hyjmë në zonën e “Ankthit”, dhe mendimet katastrofike krijojnë gjëndje të tillë  si:

-Probleme në frymëmarrje

-Palpitacione të shpejta të zemrës

-Shtrëngim në gjoks

-Sulm paniku

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm që duhet përmendur ka të bëjë në raste kur individi karakterizohet nga mendime obsesive është se :

-Mund të vjelli dhe nëse këto të fundit fillojnë nuk kanë “mbarim”

Në këtë fazë individi është në limitet më të agravuara. Pikërisht ajo çfarë përmendëm më sipër ku individi i shmanget ndërveprimeve sociale të përditëshme.

Duke e parë veten në këtë formë , të pafuqishme shkojmë drejt:

-Vetëbesimit të ulët

-Vetëvlerësim i ulët

-Të ndjehurit i/e pafuqishëm/e

Duke shkuar më tej drejt:

-Pesimizmit

 

Studimet tregojnë se mund të filloje pas një përvoje traumatike e cila lidhet me të vjellat ose edhe pa pasur një shkak të qartë.

Vlen të theksohet se , Emetofobia është e lidhur ngushtë me çrregullimin obsesiv-kompulsiv, pasi ndan disa nga të njëjtat simptoma OCD.

Nga eksperienca klinike kam vënë re se frika ndaj të vjellurit, të vjellave dhe ndjesive të nauzesë ( të cilat lidhen me OCD) janë një formë kompulsioni përballë një obsesioni të caktuar .

“Ata do më braktisin dhe nëse unë sëmurem ata do të qëndrojnë”

Në raste kur kjo gjëndje është e pranishme për shumë kohë e humb cilësinë e kompulsionit duke u transformuar në një gjëndje të vazhdueshme shqetësimi.

Po ashtu ka nje lidhje të drejpërdrejtë edhe me Çrregullimet e të ngrënit.

 

Përsa i’u përket simptomave:

Normalisht siç është përmendur edhe më lart, të vuash nga emetofobia do të thtë që individi e privon veten nga shumë gjëra vetëm e vetëm që të mos përjetojë ndjesi nauzeje dhe të vjella.

 Ndër simptomat më të shpeshta mund të përmendim:

-Frika për të udhëtuar

-Shmangia e vendeve të cilat janë me shumë njerëz

-Shmangie e ushqimeve të cilat janë të papëlqyeshme

-Shmangia e supermarketeve për shkak të aromave që nxisin të vjella

-Eliminimi i ushqimeve ose vendeve që i lidhni me të vjella

-Të ngrënëit vetëm në shtëpi dhe me shumë kujdes

-Kontroll i vazhdueshëm se mos është ngrënë më tepër se duhet

-Shmangia e spitaleve ku ka njerëz të sëmurë

-Kontroll i tepër mbi shëndetitn si p.sh matja e shpeshtë e temperaturës

-Shmangia e pijeve të cilat shkaktojnë nauze

-Larja e tepërt e duarve, enëve, ushqimit dhe mjeteve të përgatitjes së ushqimit

-Shmangia e aromave të këqija si plehrat ose sendet e ndotura

-Probleme me frymëmarrjen, shtrëngim në gjoks ose rritje të rrahjeve të zemrës kur individi mendon për të vjella

 

Këto sjellje shoqërohen edhe  me simptoma të shëndetit mendor, si:

1.frikë ekstreme për të parë dikë të vjellë

2.frika ekstreme për të mos gjetur një vend ku të vjellë

3.frika ekstreme për të mos qenë në gjendje të ndalojë së vjelluri

4.frikë ekstreme nga mbytja nga të vjellat

5.ankth dhe panik nga mendimi se nuk mund të largohesh nga një zonë e mbushur me njerëz nëse dikush vjell

6.ankth dhe shqetësim kur individi ka ndjesi nauzeje  ose kur mendon për të vjella ose do të vjelli vetë dhe që sërish hyn frika se; Nuk mund t’i ndalojë të vjellat.

Çfarë e shkakton Emetofobinë ?

Ne dimë që fobitë specifike shpesh zhvillohen pas një incidenti specifik.

 Incidenti krijon një burim të besuar një lidhje midis një gjëje  që mund të jetë një objekt, një situatë ose një ngjarje - dhe frikës. Prandaj trajtimi i emetofobisë merr trajta nga më të ndryshmet por që rreth-rrotullohet tek Çrregullimet e Ankthit.

Po ashtu studimet kanë treguar se ka një lidhje midis emetofobisë dhe gjenetikës për vetë faktin se fillon pa pasur një shkak të caktuar.

 

Por më së shumti le ta quajmë që është një faktor i mësuar ku për shembull mund të themi se ;

Të jetosh apo të kesh një histori familjare të fobive specifike ose çrregullimeve të tjera të ankthit mund të rrisë rrezikun.

Vlen të thekësohet se fillesat në të shumtën e rasteve janë në fëmijëri.

Trajtimi për Emetofobinë

Emetofobia është  disi e komplikuar për t'u diagnostikuar dhe trajtuar pasi shumë individë ashtu siç është përmendur edhe më parë përjetojnë njëkohësisht fobi të tjera dhe çrregullime ankthi. Prandaj, është e rëndësishme të punoni me një profesionist të specializuar  të shëndetit mendor.

Trajtimi është:

-Farmaceutik

-Psikoterapeutik

Referuar atij psikoterapeutik është jashtëzakonisht më i nevojshëm për vetë faktin se kemi të bëjmë me rrugë neurale mendimi shumë të vjetra të cilat  mbajnë gjallë obsesionin, frikën dhe pasigurinë.

 

Referuar BWRT – Brain Working Recursive Therapy, emetophobia shihet si një problematikë që ka të bëjë me identitetin thelbësor dhe sjelljen . Pra niveli i avancuar i ndërhyrjes.


MSC.Vasmir Bogdani

BWRT Terapist i avancuar (Psikopatologji të përgjithshme dhe Identiteti thelbësor & sjellja)

CT-R për çrregullime të rënda shëndetit mendor

CBT për ankthin, depresionin dhe çrregullimet e personalitetit


Literaturë e përdorur:

Department of Behavioral Sciences, ACTA, University of Amsterdam and Vrije Universiteit Amsterdam, The Netherlands;

School of Health Sciences, Salford University, Manchester, UK




Comments

Popular posts from this blog