OCD dhe trajtimi psikoterapeutik!


Nga  larja e duarve  në mënyrë të pakontrolluar deri tek kontrollimi i përgjithshëm i i lëkurës, çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) merr shumë forma. Është një çrregullim ankthi që bllokon njerëzit në mendime të përsëritura dhe rituale të sjelljes që mund të jenë plotësisht paaftësuese.

OCD mund të fillojë në fëmijëri, por më së shpeshti shfaqet gjatë adoleshencës ose moshës së rritur të hershme. Shkencëtarët besojnë se si një predispozitë neurobiologjike ashtu edhe faktorët mjedisorë shkaktojnë së bashku mendimet e padëshiruara, ndërhyrëse dhe modelet e sjelljes detyruese/kompulsionet që qetësojnë ato mendime të padëshiruara.

Çrregullimi OCD ka tendencë të jetë kronik - që zgjat me vite, madje edhe dekada - edhe pse ashpërsia e simptomave mund të rritet dhe zbehet me kalimin e viteve. Si qasjet farmakologjike ashtu edhe ato të Psikoterapeutike - veçanërisht ato qasje të bazuara në neuroshkencë si p.sh BWRT - janë vërtetuar se janë trajtime efektive që lejojnë njerëzit me OCD të bëjnë jetë të lumtur dhe të kënaqshme.

Simptomat e OCD

 

Simptomat e para të OCD janë obsesionet ose ndryshe i quajmë fiksime - idetë ose impulset e padëshiruara që ndodhin pa pushim dhe kanë për qëllim të dëbojnë frikën, shpesh nga dëmtimi ose ndotja. P.sh "Unë do të prekem nga një sëmundje vdekjeprurëse" ose "Familja ime do të dëmtohet".

Kompulsionet shfaqen pas obsesioneve dhe janë sjellje të përsëritura të tilla si larja e duarve, kontrollimi i bllokimit dhe grumbullimi. Sjellje të tilla kanë për qëllim zbutjen e frikës dhe zvogëlimin e kërcënimit të dëmit. Por efekti nuk zgjat dhe mendimet e padëshiruara shpejt ndërhyjnë përsëri. Njerëzit që vuajnë nga zakone obsesive-kompulsive gjithashtu mund të luftojnë me tika motorike ose lëvizje të përsëritura, të tilla si kruarje e shpeshtë e një pjese të trupit, kërcitja etj.

Pacientët  mund të kuptojnë padobinë e obsesioneve dhe kompulsioneve  të tyre, por kjo nuk është mbrojtje kundër tyre. OCD mund të bëhet aq e rëndë sa të ndërhyjë në punën ose marrëdhëniet e tyre, apo edhe t'i pengojë ata të largohen nga shtëpia, puna e  tyre.

Cilat janë llojet e ndryshme të OCD?

Obsesionet dhe kompulsionet që karakterizojnë OCD mund të përqëndrohen në tema të ndryshme. Pesë kategori të zakonshme të obsesioneve përfshijnë:

 

1. Frika nga kontaminimi (mikrobet, viruset)

 

2. Frika nga dëmtimi (dyert e hapura, prizat elektrike që marrin flake, gazi)

 

3. Shqetësim i tepërt me rendin ose simetrinë (madje edhe kornizat e fotografive, rregullsia e përgjithshme)

 

4. Obsesionet me trupin ose simptomat fizike (frymëmarrja, gëlltitja)

 

5. Mendime të padëshiruara, ndërhyrëse ( e sheh veten në ferr, ose është duke dëmtuar anëtarët e familjes)

 

Prandaj njerëzit që vuajnë nga OCD kryejnë detyrime të tilla si larja e duarve ose kontrollimi i bravave ,çëlsave të dritës, petrogasi etj, sepse besojnë se nëse i kryejnë këto veprime do të ndalojnë ato rezultate të këqija të ndodhin më pas.

Shkaqet dhe Faktorët e Rrezikut

OCD ka të ngjarë të rezultojë nga një bashkim faktorësh - një predispozitë biologjike, faktorë mjedisorë duke përfshirë përvojat dhe qëndrimet e fituara në fëmijëri dhe modelet e gabuara të mendimit.

 

Fakti që shumë pacientë me OCD i përgjigjen medikamenteve kundër depresionit SSRI sugjeron përfshirjen e mosfunksionimit në sistemin neurotransmetues të serotoninës.Studimet e vazhdueshme sugjerojnë se mund të ketë një defekt në sistemet e tjera të neurotransmetueve kimikë në tru.

OCD mund të bashkëjetojë me depresionin, çrregullimet e të ngrënit ose çrregullimin e deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit- ADHD, dhe mund të lidhet me çrregullime të tilla si sindroma e Tourette dhe hipokondria, megjithëse natyra e mbivendosjes është objekt debati.

Çfarë mund të shkaktojë shfaqjen e OCD?

Fillimi i obsesioneve dhe kompulsioneve në OCD shpesh mund të gjurmohet në një ngjarje stresuese ose ndryshim të jetës që çoi në përgjegjësi më të mëdha, të tilla si një punë e re, lindja e një fëmije, apo edhe puberteti. Këto ngjarje mund të fryjnë ndjenjën e përgjegjësisë së personit, duke gjeneruar ankth dhe dëshirë për të siguruar që ata të mos e lënë veten dhe të tjerët poshtë duke lejuar që të ndodhin gjëra të këqija. Studimet e rasteve tregojnë se kompulsionet ndonjëherë zhduken gjatë kohës që pacientët janë  në një spital ose laborator, pasi pacienti ndjen se barra e përgjegjësisë është transferuar te të tjerët.

Cilat pjesë të trurit përfshihen në OCD?

Një pjesë që mendohet se luan një rol në OCD janë ganglitë bazale, një koleksion strukturash nën korteksin që ndihmojnë në koordinimin e lëvizjes; kur ganglionet bazale keqfunksionojnë, mund të rezultojnë lëvizje të padëshiruara, të pavullnetshme.

 

Përveç korteksit motorik, ganglitë bazale gjithashtu komunikojnë me korteksin paraballor, i cili është i përfshirë në planifikimin, të menduarit dhe ndërgjegjësimin, kështu që ganglitë bazale mund të luajnë një rol në lehtësimin e mendimeve të dëshiruara dhe ndalimin e mendimeve të padëshiruara. Si dëshmi për këtë ide, aktiviteti i trurit në korteksin dhe ganglitë bazale është i ndryshëm në OCD dhe individë tipikë, dhe stimulimi i një pjese të ganglive bazale mund të zvogëlojë simptomat e OCD.

 

Trajtimi dhe Rimëkëmbja

Psikoterapia ose mjekimi, ose të dyja, janë të rekomandueshme për OCD, dhe studiemt sugjerojnë se një kombinim i të dyjave është shpesh qasja më e suksesshme, veçanërisht për të rinjtë.

 

Përsa i’u përket barnave, janë zakonisht frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRI). Fluoksetina SSR (Prozac), fluvoxamine (Luvox) dhe paroxetine (Paxil) janë miratuar posaçërisht për të trajtuar OCD. Këto medikamente kanë treguar se zvogëlojnë shpeshtësinë dhe ashpërsinë e obsesioneve dhe kompulsioneve në më shumë se gjysmën e pacientëve, megjithëse ndërprerja e medikamenvete shpesh çon në rikthim.

 

Psikoterapia në përgjithësi fokusohet në dy aspekte të çrregullimit: zbërthimi i mendimeve irracionale të përfshira në këtë gjendje dhe ekspozimi gradual i të sëmurëve ndaj objektit ose idesë së frikësuar derisa ata të jenë të pandjeshëm ndaj tij dhe të tolerojnë ankthin pa u përfshirë në ritualet e detyrueshme. Format më të efektshme terapueutike për trajtimin e OCD:

1.BWRT

2.CBT

3.ERP - Parandalimi i ekspozimit dhe reagimit (ERP) është një trajtim i vijës së parë për OCD. ERP është një formë e terapisë njohëse Kognitiv Beheviorale CBT  dhe përfshin ekspozimin e sigurt të pacientit ndaj stimujve të frikshëm (ekspozimit) dhe parandalimin e ritualit tipik që ata do të kryenin në përgjigje (parandalimi i përgjigjes).

Si mund të ndihmojë BWRT® për OCD?

Brain Working Recursive Therapy – Terapia e Riprogramimit të Trurit

BWRT e quajtur Terapia e Riprogramimit/Rekursive e Punës së Trurit është një qasje Psikoterapeutike dhe Psikopatologjike e bazuar në Neuro-Shkencë e cila ofron një zgjidhje shumë të shpejtë për pacientin.

BWRT nëpërmjet proceseve krejtësisht natyrale mendore ofron një ndryshim në trurin e individit. E gjitha ka të bëjë me zëvëndësimin e rrugëve të vjetra neurale ( të cilat shqetësojnë pacientin) duke ndërtuar një rrugë të re neurale në tru, krejtësisht të shëndetëshme.
E gjitha ka të bëjë me aftësinë e trurit fizik për të ndërvepruar.

Si punon BWRT ?
'Motorri' i BWRT është një gjendje e trurit që ndodh natyrshëm, reagimi i 'Ngrirjes', një version 'sintetik' i të cilit induktohet terapeutikisht dhe pa trauma. Pastaj ne përdorim proceset kryesore të komunikimit të trurit të hershëm për të riorganizuar dhe neutralizuar përgjigjen (et) e shoqëruara me simptomën që paraqet pacienti aktualisht.
A përdor Specialisti medikamente?
“JO” është një qasje krejtësisht natyrore dhe ndërhyet tek hapsira konjitive e një rruge neurale, këtu fillon ndryshimi .
Arsyeja: Medikamentet normalisht janë shumë të nevojshme në raste të shumta, por varësia dhe problematikat që ato krijojnë janë më të konsiderueshme ( jo gjithmonë).

BWRT është një qasje unike e pakonkurrueshme e cila më së miri trajton të gjitha format e Ankthit, depresionin, fobitë, çrregullimet e personalitetit, varësitë e shumë të tjera.

 

Përsa i përket OCD:

Një mendim/shkak udhëton 50 metra në tru para se të arrijë vetëdijen e ndërgjegjshme dhe deri në kohën kur ne jemi të vetëdijshëm për të, procesi për veprim detyrues tashmë ka ndodhur.

BWRT® punon në pjesën e hershme të trurit për të ndryshuar modelet e reagimit para se të arrijnë në vetëdije. Shkaktari i OCD kapet dhe ndalet në gjurmët e tij duke e parandaluar atë të ndizet përsëri në të ardhmen.

 

Përdorimi i BWRT® për të synuar si shkaktarët ashtu edhe elementët e sjelljes të OCD, siguron rezultate afatgjata pa pasur nevojë për ndonjë strategji të vazhdueshme të përballimit.

 

Përfitimet nga kjo qasje:

 

1.Lehtë për tu kuptuar - proces logjik

 

2.Terapi krejtësisht natyrale

 

3.Rezultat afatgjatë

 

4.Nuk ka nevojë për strategji të vazhdueshme të përballimit

 

5.Nuk përfshijmë hipnozë

 

6.Plotësisht konfidencial - Nuk ka nevojë të ndani sekretet tuaja me terapistin

 

7.Terapia është në dispozicion personalisht dhe në internet nga Skype/FaceTime

 

LSCW-MSC. Vasmir Bogdani

Psikoterapist

 

 

 

Literaturë:

Departament Of Health And Human Services

American Psychiatric Association, DSM-4 TR

Kaplan And Sadock Sypnosis Of Psychiatry (2007). Behavioral Sciences/Clinical Psychiatry


Comments

Popular posts from this blog