Posts

Image
  SHOQËRIA JONË PO KRIJON BOMBA ME SAHAT BULLIZMI TEK TË RINJTË   Eksplorimi i ndikimit të dëmshëm individual dhe shoqëror   Bullizmi është një problem i përhapur që prek individët dhe shoqërinë në përgjithësi. Ndikimi i tij është i pranishëm në shkolla, vendet e punës, shtëpitë dhe në ‘botën’ online ku prevalenca e mediave sociale e ka intensifikuar problemin. Bullizmi tek adoleshentët është veçanërisht shqetësues pasi mund të ketë pasoja negative afatgjata tek të rinjtë. Bullizmi mund të çojë në depresion, vetëbesim të ulët, performancë të dobët akademike dhe në disa raste, vrasje dhe vetëvrasje.   Pavarësisht masave të shumta që synojnë të trajtojnë bullizmin, ai mbetet një çështje e përhapur që kërkon eksplorim të mëtejshëm.   Bullizmi është një çështje e përhapur që vazhdon të shqetësojë shoqëritë në mbarë botën, duke lënë një gjurmë shkatërrimi pas saj. Tragjeditë e fundit, si goditja me thikë e një të riu në Gramsh të Shqipërisë dhe masakra tragjike e një 13-

Punonjësi Social Klinik

  PUNONJËSI SOCIAL KLINIK Punonjësi social klinik njihet si një partner i pavarur dhe i barabartë së bashku me ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit mendor. Të gjitha shtetet kanë vendosur udhëzime licencimi për praktikën e punës sociale dhe krijimi i një organizate të fortë kombëtare ka ndihmuar për t'i dhënë punës sociale një identitet (në Shqipëri , Urdhëri i Punonjësve Socialë) . Para se të shkojmë drejt Punës Sociale Klinike , le të paraqesim një histori të shkurter të këtij profesioni. Puna sociale i ka rrënjët e saj të hershme në ndërhyrjen praktike/profesionale në nivel komunitar e cila u quajt makropraktikë ku historikisht, puna sociale është rritur nga një thirrje pothuajse "religjoze/komunitare" në një profesion kyç të shëndetit mendor.  Lëvizja e hershme e individëve, shtëpive të vendbanimeve kishte të bënte pikërisht me këtë nivel makro praktike dhe puna sociale  u krijua për të ofruar shërbime sociale, arsim, shëndetësi dhe për të lehtësua
Image
    EMETOFOBIA Shumica e individëve nuk i pëlqejnë të vjellat dhe kjo është normale por kur këto të vjella mbizotërojnë mendimet e tyre duke tejkaluar limitin e të mënduarit themi se kemi të bëjmë me një situatë e cila duhet eksploruar. Këtë gjëndje ne e quajmë Emetofobi. Emetofobia është një fobi shumë specifike e cila përfshin një frikë irracionale dhe shumë ekstreme ndaj të vjellave si shikimi i të vjellave , shikimi i   individëve të tjerë të cilët janë duke vjellur ose kanë vetëm ndjesi nauzeje si edhe ndaj personave të cilët janë të sëmurë dhe mendja e individëve të cilët vuajnë nga kjo fobi specifike është gjatë gjithë kohës në alarm kur ndodhet përballë situatave të tilla. Ajo çfarë e bën më shqetësuese këtë fobi është për vetë faktin se është shumë privuese dhe individët   priren të përjetojnë ankth në përditshmëri. Nga ana tjetër këta individë e gjejnë veten shumë të angazhuar vetëm duke u shqetësuar për të vjellat dhe kjo sigurisht është kohë e humbur shqetësuese. Ve
Image
  Çfarë është BWRT? BWRT® -   BrainWorking Recursive Therapy®   -   Terapia e Riprogramimit/Rekursive e Punës me Trurin, është një model i psikologjisë dhe psikoterapisë i krijuar nga terapisti profesionist në Mbretërinë e Bashkuar, Terence Watts, MCGI. Është një metodë tërësisht konfidenciale që nuk kërkon që ju t'i zbuloni terapistit tuaj informacionin tuaj privat ose sekretet personale dhe kryhet në një gjendje plotësisht të vetëdijshme. Ai nuk përdor hipnozë ose ndonjë koncept mistik - është plotësisht logjik, praktik dhe me këmbë në tokë, dhe ju duhet vetëm të dini se çfarë dëshironi të ndryshoni në jetën tuaj që të jetë e suksesshëme. Vetëm praktikuesit me mirëbesim të BWRT janë trajnuar/specializuar për të ofruar BWRT® dhe të gjithë duhet t'i përmbahen një kodi të rreptë etik.   Këtu është një video e shkurtër 'Doodly' që ju tregon stroy e BWRT në më pak se dy minuta: https://youtu.be/j4MkAlAznMc   Ai bazohet në mënyrën se si truri funksionon naty